Ç’është “The Way”
Ministria e The Way ka lindur nga një ëndërr e themeluesit të saj Chris Milton, që nga viti 2000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga fillimi i punës me të pastrehët dhe të varurit më 1994, ai ka zhviluar një pasion për të folur për ata që nuk kanë zë (Fjalët e urta 31, vargjet 8 dhe 9) dhe ka shërbyer për të varurit. Në atë kohë ai po përjetonte një periudhë ndryshimi ku ai ka gjet kohe nga puna e tij per t’u angazhuar si vullnetar, duke vazhduar me ekipin ‘Outreach and Day Centre’ me Projektet për të Pastrehët nga Kishat Worthing. Nuk ishte menjëherë e qartë se një faqe interneti ishte rruga përpara, por kjo u bë e dukshme menjëherë. Që nga fillimi i vitit 2001, kur faqja e pare e internetit u lansua, thelbi i ministrisë mbeti i njëjtë. Edhe pse njerëzitë shpeshtë pyesin për vendndodhjen e punës tonë, për momentin nuk kemi një adresë të përhershme në lidhje me këtë Rruga “ The Way” vazhdon të ofrojë mbështetje dhe këshilla për ta përballuar varësinë e tyre, duke u përqëndruar veçanërisht në veset jo aq mirë të njohura, dhe duke kërkuar për të ofruar një platformë për ata që shpesh neglizhohen ose lihen anash nga shoqëria.
Nuk ka një formulë sekrete për ministrinë tonë. Puna u ngrit nga Lavdia e Zotit e shprehur në formën e njeriut si Jezusi, dhe është Ai ku duam të drejtohen njerëzit, dhe të rekomandojmë Rrugën e Tij si një rrugë tej nga varësia. Nga eksperienca jonë thjeshtë nuk ka Rrugë tjetër.
|