Ca fjalё pёr Kris Milton themeluesin e Website – The Way (Rruga)
Pas edukimin formal dhe njё periudhe tё shkurtёr nё tregti, Krisi u shpёrngul nё Londёr dhe studioj pёr Diplomim tё LartKombёtor nё Ndёrtimtari. Kariera nё tregtinё ndёrtimore nuk i zgjati shumё pёr shkak tё krizёs industriale nё fillim tё viteve tё nёntёdhjeta dhe Kris ishte viktimё e dy rasteve tё papunёsisё.
I zhgёnjyer me Britaninё e Madhe, ai shkoj tё punonte dhe tё gjurmonte Amerikёn. SHBA pati ndkim tё madh nё te dhe ai pati njё ri-zgjim shpirtror nё Kanjonin e Madh, duke iu ri-zotuar Jezu Krishtit.
Pasi u kthye Kris u punёsua nё tregti prap, pёrkundёr pёrpjekjeve tё panumёrta qё tё kthehej nё industrinё ndёrtimore. Mё nё fund, pas ca vitesh u punёsua nё Worthing Churches Homeless Project (WCHP) – Projekti Kishtar i tё Pastrehёve. Pas njё i viti ai udhёheqte Departamentin e Rivendosjes i cili mbёshteste dhe u ofronte zgjidhjё tё tё pastrehёve nё konviktet e WCHP, u mundёsonte kontaktet me agjensione lokale, Kёshilltoren dhe qiradhёnёsit (pronarёt e banesave) duke pёrfshirё edhe formimin e forumit lokal tё pronarёve tё banesave nё Worthing.
Kris dhe kolegёt e tij kuptuan se shumё njerёz tё rivendosur kishin nevojё tё pandёrprerё pёr mbёshtetje dhe shumё njerёz nuk kishin qasje nё strehim pёr shkak tё problemeve jetёsore qё kishin. Ishte e kjart nevoja pёr njё vend ku do tё zhvillohet takimi i gjithё njerzve qё kishin nevoje pёr mbёshtetje. Pas aplikimit pёr fonde (mjete financiare) u hap qendra e parё ditore me orar tё plot pune nё Worthing pёr mbёshtetjen e tё cёnuarve dhe tё pastrehёve- e stacionuar nё paradhomёn e kishёs lokale. Kjo qendёr qёndroi e hapur mё pak se nji vit dhe u mbyll pёr shkak tё opozitёs lokale. Kris dhe tё tjerёt e dinin se njё vend i tillё ishte i domosdoshёm dhe pas kёrkimit pёr rreth Worthing e gjetёn njё vend pёr tё cilin ai mendoi se ishte i pёrsosur. Nevoiteshin disa qindra mija funta pёr tu riparuar. Njё nga pastorёt local qёndroi jasht ndёrtesёs dhe u lut bashk me Kris. Tutorёt e asaj kohe menduan sa kjo ishte e tepёrt dhe e inkurajuan tё heq dorё nga ёndrra e tij. Pak pas kёsaj ngjarjeje Kris mendoi se kishte ardhur koha tё largohej nga WCHP- largimi i tij s’kishte tё bёj me kёtё ngjarje.
Sot lutjet e tij u realizuan dhe ndёrtesa e riparuar ofron njё qendёr ditore dhe bazёn e WCHP pёr punё.
Pёr shkak tё ndryshimit tё rrethanave personale Kris u shpёrngul nё Bekshire dhe punoj nё Yeldall Manor si kёshilltar dhe udhёneqёs pёr njё vit. Shpёrngulja nё qendёr tё Reading mundёsoi punёsimin e tij njё organizatё bamirёse krishtere (Besimi) FAITH- Grup Krishter. Aty qёndroi pёr katёr vite me radhё.
Gjatё kёsaj kohe Kris themeloi strehimoren e parё tё natёs, Stepping Stone nё Reading. Kjo nёnkuptonte se bashkia nuk mund ta injoronte gjendjen e mjerueshme tё tё pastrehёve dhe narkomanёve. Njё thurrje e projektit u krijua duke u ofruar akomodim tё pastrehёve dhe narkomanёve tё qytetit. Nё vazhdim, sё bashku me tё tjerёt, Kris kaloj shumё kohё duke bashkёpunuar me kishat pёr rreth Reading, duke i nxitur mё shumё kisha qё t’i pёrkrahin personat e cёnuar nё komunitetet e tyre. Poashtu gjatё kёsaj kohe ai nisi studimet nё Kolegjin Biblik tё Moorlands si student me pёrvojё pune.
Njё ngjarje fatlume ishte martesa e tij me Lorraine dhe mё pas braktisёn Reading dhe u shpёrngulёn nё Bournemouth. Kjo e pengoi t’i pёrfundonte studimet si student me pёrvojё pune. Nji vit tjetёr kaloi nё Bournemouth duke krijuar njё post tё ri pune pёr Faithworks Wessex, duke menagjuar punёn nё qendrat pёr vizitё kalimtare tё udhёhequra nga kishat. Pёrderisa Lorraine studioi pёr njё vit nё Moorlands, ai pёrfundoi diplomimin me disertacion, qё gjurmoj mё tutje marrёdhёnie t midis kishёs dhe njerzёve me probleme tё mvarshmёrisё.
Gjatё vitit tё fundit nё kolegj Kris i kaloj pesё javё nё Kosovё. Kjo ishte e vёshtirё pёr tё dy pasiqё sapo ishin martuar dhe ishin shpёrngulur nё shtёpinё e tyre tё re nё Christchurch, jasht Bournemouth. Krisi u kthye dhe nuk e priste qё Kosova tё luante rrol nё jetёn e tij nё tё ardhmen- dikush kishte plane tё tjera.
Pas kthimit- pasioni dhe vizioni pёr punёn nё Kosovё u rrit dhe Kris & Lorejn u kthyen kёsaj radhe si qift dhe ditёn e fundit morrёn vesh pёr njё vend tё lirё pune nё njё fshat tё vockёl nё Jug- aplikuan dhe u pranuan e u shpёrgnulёr atje nё Nёntor tё 2008.
Pasioni dhe puna e Kris me tё pastrehёt dhe tё cёnuarit ka qenё i rrёnjosur nga vargjet prej Biblёs nё Proverbёn 31, vargjet 8-9 (NIV) : ‘Fol pёr ata qё s’mund tё flasin pёr vetveten, pёr tё drejtat e atyre qё janё nevojtar. Fol dhe gjyko drejt, mbroj tё drejtat e tё varfёrve dhe nevojtarёve.’
Gjatё tёrё kёsaj kohe, Kris zhvilloj njё specializim mbi varshmёrinё, posaqёrisht mbi substancat e keqpёrdorura. Ai pёrfundoi njё varg kursesh, duke pёrfshirё kёshillimin Kristian dhe kurse tё ndrushme Kristiane. Ai gjithashtu organizoi dhe udhёhoqi seancat e trajnimeve mujore pёr staf dhe vullnetar si dhe u angazhua duke mbajtur fjalime nёpёr shkolla e kisha nёpёr vend.
Si ish punёtor i Accredited Associate me bamirёsi nacionale, Hope UK dhe si ish tutor i Amethyst, i clil ofron trajnime mbi keqpёrdorimin e substancave nga fёmijёt dhe rinia- Krisi tani ёshtё anёtar i Evangelical Alliance (Aleancёs Evangjeliste) dhe gjithashtu antar akfiv i ISAAC, the International Substance Abuse and Addiction Coalition (Koalicioni Internacional mbi Abuzimin e Substancave dhe Varshmёrinё) qё nga viti 1999 duke marrё pjesё nё konferenca tё ndryshme dhe themelimin e ISAAC nё Bournemouth. Kris ёshtё nё dispozicion jo vetёm pёr ta pёrdorur pёrvojёn e tij me varshmёrinё por poashtu pёrvojёn me tё pastrehet dhe pёr tё krijuar, zhvilluar e udhёhequr njё ekip qё tё ndihmoj dhe mbёshtes ata qё jetojn nё skajshmёri dhe varёsi.
|