Definimi I Drogave

Qdo shoqëri që ekziston sot ka drogat e saja. Njerëzit japin aq shumë arsye për të përdorur drogën sa ka edhe lloje të drogave. Një nga këto arsye, impulsi më themelor njerëzor, për kënaqësi, gjindet në një llojshmëri mënyrash. Disa nga ne e gjemë në marrëdhënie, në punën tonë, në përfitimet tona materialiste, në drogat tona. Kjo është trashëguese në mes njerëzish. Sot në shekullin njëzet e një, drogat janë gjithëkund. Në një filxhan kafeje, alkool, dhe medikamente të përshkruara janë vetëm disa nga drogat legale. Heroina, Cannabis dhe Kokaina etj, disa nga llojet ilegale. Drogat më pak të duskshme përfshinë kompjuterët, punen tone, shoppingun ose seksin. Marra e drogës është diqka që në fillim e pëlqejmë, ose të paktën, e kemi pëlqyer në fillim.

Pra përse ne marrim drogë ose përfshihemi në një sjellje të caktuar?
Disa nga arsyet renditen më poshtë, në një nivel personal, kjo do të jetë diqka që vetëm ti mund t’i përgjigjesh. Nëse ke vizituar faqen për dike tjeter, pyetini ata. Përgjigjja e zakonshme do të jetë sepse ato na japin ndonjë kënaqësi ose ndonjë funksion që ne e vlerësojmë, sikur këto të renditura më poshtë.

Disa nga arsyet pse ne do të dëshironim tëndryshonim disponimin tonë, mund të përfhsinë si P.Sh.

  • Avanturë
  • Inat, dhimbje ose refuzim
  • Kënaqësi
  • Eksitim ose nxitje
  • Ndikim nga shokët ose familja
  • Imazh i keq për veten
  • Të pavetëdijshëm ndaj efekteve
  • Faji
  • Ikje nga rrethanat
  • Mërzitje ose kuriozitet

Pas një periudhe kohore ‘Drogat” do të kenë ndikim dhe mund të shaktojnë probleme në këto fusha.

  • Shëndet
  • Jetën Shoqërore
  • Punë
  • Qështje Ligjore
  • Financa

A ka shaktuar përdorimi i juaj/dikujt tjeter i drogës probleme në një nga këto fusha?

Në kërkim të kënaqësisë

Kërkimi i kënaqësisë mund të jetë një nga rrënjët e para për marrjen e drogës. Disa njerëz vazhdimisht janë në ndjekje të kënaqësisë dhe plotësimit, disa njerëz mendojnë që e kanë gjetur në një serë, sjelljesh ose substancash. Shpeshherë njerëzit, zakonisht të rinjët, fillojnë të përdorin alkoolin ose drogat tjera si eksperiment me shokë. (Hulumtimet tregojnë se sa më të rinjë përdorin drogën, aq më shumë ka mundësi të krijojnë sjellje problematike.) Qdolloj sjelljeje problematike mund të zhvillohet në të njejtën mënyrë.
Dikush në shtëpi gjithë ditën mund të ndjehet i mërzitur dhe niset në një udhëtim shoppingu. Kjo përvojë mund t’i shkaktojë ata që të ndalojnë aktivitetin ose të vazhdojnë së eksperimentuari.

Kjo i qon ata në atë që njihet si përdorim rekreacional, ku ata fillojnë të vizitojnë palestrën për fitness, ose përdorimin e ndonjë substance me shoqëri nëpër ahengje. Individi mund të dalë për shopping rregullisht por jo domosdoshmërisht të shpenzojnë shumë para.

Shumë njerëz mund të përdorin substance të ndryshme, sikurse alkooli ose drogat tjera, në mënyrë rekreacionale, për shembull, këtë fundjavë, pa zhvilluar përdorim problematik. Qartazi, aty ku përdorimi i substances lejohet me ligj, sikurse alkooli, aty nuk do të duhej të kishte degëzime ligjore që rrethojnë përdorimin aktual. Problemet mund të dalin më vonë, për shembull, në rast të ndonjë thyerje të ligjit ku personi ka pirë dhe vozitur, ose ruajtja e informatave të paligjshme në kompjuterin e tyrem, siq është rasti i mirënjohur i raportuar nëpër media kohëve të fundit. Pas një kohe individi mund të shijojë effektin e atij aktiviteti dhe të fillojë t’i kthehet më shpesh atij.

Derisa individi rregullisht përsërit aktivitetin, qfarëdo qoftë ai, ata mund të bëhen të varur prej tij. Kjo mund të jetë një vartësi veqanërisht e forte, për shembull me një drogë siq është heroina mund të zhvillohen shtrengime shumë shpejtë.

Sidoqoftë, qfarëdo aktiviteti të jetë, nëse perosni është bërë i varur pas atij aktiviteti, mund të bëhet gjë e vështirë per t’u kontrolluar për personin, sikurse edhe qdo varësi tjetër. Fuqia ose tërheqja që një varësi ka mbi një person kurrë nuk dihet nënvlerësuar, i vetmi person që e kupton atë tërheqje është vetë individi. Ashpërsia e mbërthimit që një varësi mund të ketë mbi një person mund të mos kuptohet kurrë derisa personi të provojë të jetojë pa të.

Diagrami më poshtë tregon tri kategoritë kryesore të përdorimit duke u bazuar në atë se qka është thënë deri tani.  Ka mënyra të tjera për të treguar këtë? Ne kemi zgjedhur trekëndëshin për të treguar potencialin e lëvizjes së personit në të dyja anët e përdorimit si P.Sh. nga përdorimi problematik prapa tek ai eksperimental ose rekreacional. Duhet gjithmonë të ketë një element shprese sidoqoftë situate.

Përdorimi i vazhdueshëm i substances shkakton rritje në nivelin e tolerances duke shkaktuar individin të marrë pjesë në aktivitet ose në përdorim më të gjatë për të marrë të njejtin efekt. Ajo mund të ju japë rrugëdalje nga një situatë e vështirë në jetë siq mund të jetë humbje ose shkatërrim i ndonjë marrëdhënieje. Ky mund të jetë fillimi i një përdorimi problematik. Me zhvillimin e ngadalshëm të përdorimit, problemet ngadalë mund të krijohen. Si P.Sh. probleme me marrëdhëniet sepse personi gjithmonë është në kompjuterin e tij ose në palestër. Marrje e një dite pushim në punë për shkak të dehjes. Telashe me policinë, probleme financiare për shkak të shumave të mëdha të shpenzuara në shopping ose në klubin e natës, dhe me siguri, më e kqja nga të gjitha, probleme me shëndetin e vetë individit.

Shumë njerëz dallojnë se po zhvillojnë përdorim problematic, shumë herët dhe zvogëlojnë ose ndërprejnë komplet përfshirjen e tyre me substancat ose aktivitetet. Të tjerët lejojnë kohën të kalojë dhe problemin të rritet.

Lirimi nga ‘droga’ juaj është i mundshëm. Edhe pse mund të duket si një dritë diku larg, ose nuk mund as ta shohësh driten nga gjërat tjera që e rrethojnë, është e mundshme.
Gjithkush ka dëshminë e tyre, dhe si Krishterë ne kemi shumë dëshmi se si Jezusi ka liruar njerëzit nga varësitë e tyre. Kjo mund të tingëllojë si klishe, por kur e mendon Jezusin si birin e Perëndisë, Krijuesit të Universit, e kupton se asgjë nuk është e pamundur për për Atë. Sepse ai e din edhe numrin e flokëve në kokën tone (Mateu Kap. 10 Vargu 30) ju mund ta imagjinoni se ai e di për gjithqka që ne po kalojmë. Nëse kjo ju intereson, ju lus të bisedoni me dikë që ka përjetuar Jezusin, ose sigurisht ju mund të kontaktoni me neve.

Qka është dallimi mes abuzimit dhe vartësisë?

Abuzimi i substances ose sjellies karakterizohet nga përdorimi i shumtë, dhe shumë shpesh. Është një mostër që qon tek mos kryerja e përgjegjësive në në punë, shtëpi ose shkollë, dhe/ose pjesëmarrja e përsëritur në atë aktivitet në rrethana të rrezikshme dhe të dëmshme. Mund poashtu të ketë pasoja ligjore dhe/ose financiare si rezultat i sjelljes ose shprehisë.
Vartësia përshkruan shtyerjen për të marrë pjesë në një sjellje të caktuar, pamundësia për të ndaluar, sjellje të pakontrolluara. Një stazh ku personi mund të funksionojë vetëm në prezencën e ‘drogës’. Konsumimi i drogës ka mundësi që bëhet për t’i shmangur efektet negative të mungesës së saj, kjo njihet si vartësi fizike.

Shtrëngimi ka bazë psikologjike – nevoja për stimulim ose kënaqësi ose dëshira për një mbështetës kimik për shembull – dhe referohet si vartësi psikologjike.

Epo nëse ke ardhur deri këtu… të lumtë!

Tani me siguri dëshiron të kesh informata më specifike për vartësinë e caktuar e cila të intereson ty, pra kliko në Llojet e Vartësisë në menynë në të djathë të kësaj faqeje.

Vazhdo…!


Website design by Wayne Spicer