Ballafaqimi i të pastrehëve me varësinë

Në çdo kohë, secili nga ne mund të bëhet i pastrehë. Një zgjidhje e gabuar ose një fillim i gabuar në jetë, papunësia, mund të të shtyjnë të bëhesh i varur. Nuk ka rëndësi kush je apo çfarë bën , ti mund të mbetesh pa strehë.
Shumë njerëz që bëhen të pastrehë dhe/ose kanë një karakter jo shumë të fortë, dhe kur bëhen të pastrehë aftësitë e tyre harrohen, shpesh edhe nga rrethanat dhe tragjeditë në jetën e tyre. Kjo shpesh i bën njerëzit të nënvlerësojnë vetveten. Ata mund të refuzohen nga një shoqëri ku gjithmonë përpiqen të jenë më të mirë, më të shpejtë, dhe më efikas. Një mikrovalë e shpejtë në këtë shoqëri nëse nuk punon ‘hidhe dhe bleje një tjetër’. Njerëzit të cilët nuk përshtaten në çfarë ata quajnë ‘të pranueshme’ ose ‘normale’ heqin dorë. Fatkeqësisht njerëzit sot ndihen shumë të parëndsishëm sa që një i ri ‘më efikas’ e zë vendin e tyre.

Qëllimi i Rrugës është të iu jape njerëzve një fillim të ri në jetë, duke i bërë më efikas, duke i ndihmuar ata që të mos jenë të padobishëm, ose duke i çuar ata në një qendër rehabilitimi. Në sytë e Zotit asnjëri nga ne nuk është i pavlefshëm, ne të gjithë jemi të vlefshëm sipas Tij. Zoti do të na rigjall secilin prej nesh-Ezekiel Kap.36 vargjet 25-27 dhe Ai e filloi këtë process duke dërguar Birin e Tij Jezusin. Zoti do që ne të lirohemi nga bagazhi jonë dhe varësitë tona që t’i shërbejmë Atij; 2 Timoteu Kap.2 vargu 21”...një anije për nder të të shenjtërve dhe e përdorshme për Zotin, e përgatitur për çdo punë të mirë.”

Krijimi i një mardhënieje me një person është shumë e rëndësishme për te Fjala e Krishtit. Me gruan te pusi te Gjoni Kapitulli.4, Jezusi i foli asaj në mjedisin e saj. Ai i ofroi asaj diçka që ajo donte. Ne kemi diçka që njerëzit e tjerë e duan. Si gruaja te pusi, ndonjëherë këta njerëz nuk e kuptojnë që e kanë në dispozicion.

Rruga për shpëtim, siq e dimë të gjithë, është shpesh një proces i gjatë dhe i ngadaltë. Shpëtimi nuk është një ngjarje e shkurtër, ndodh gjatë një periudhe kohore. Ajo mund të shtyjë personin t’i kthehet mënyrës së vjetër të jetesës. Për shumë njerëz lufta me sjelljen e tyre të varësisë mund të jetë një betejë e vazhdueshme. Ne të gjithë kemi ditë të mira dhe të këqija, dhe pastaj ndodh diçka dhe ne kthehemi prapa. Si besimtarë ne të gjithë jemi të të vetëdijshëm për luftën gjatë ditës që të jemi sa më të bashkuar me Zotin, por të gjithë e dimë se çfarë do që të ketë ndodhur dje, sado afër të kishim qenë me Zotin sot Ai duket 1 milion milje larg.

Rehabilitimi dhe restaurimi mund të ketë shumë forma. Mund të ndërmirret në komunitet ose për probleme më të ndërlikuara, më shumë tretmane të thella në një ambient rehabilitues. Rehabilitimi,në çfarëdo forme, mund të jetë pjesë e strategjisë së Qeverisë së Britanisë së Madhe. Qeveria ka zhvilluar një numër udhëzimesh, njëri prej të cilëve është: “Ndihmoni të pastrehët të jenë pjesë active e komunitetit-duke krijuar qasje të reja pragmatike që ndërton respektin për veten, i sjell në pah taletntet dhe i ndihmon individët të bëhen gati për punë dhe profesion larg nga rruga.”1

Sa njerëz mund të duan të shikojnë një stil tjetër jetese? Nëse kemi 200 njerëz me të cilët jemi në kontakt ne mund të ndjejmë se secili nga ta mund të dojë të shkojë në një qendër rehabilitimi. Sigurisht varet nga personi, dhe si ndihen për veten. Disa njerëz janë të pavetëdijshëm për opsionet dhe në të vërtet varet në rrethanat si ua prezentojmë atyre . Sigurisht njerëz tjerë mund të mos jenë në fazën ku janë gati për t’u sfiduar. Ata mund të jenë ende duke e konsideruar këtë çështje. Ata mund të kërkojnë më shumë informacion ose bisedë motivuese.2

1 'Coming in from the Cold' HMO stationery office/DETR
2 'The theory of the cycle of change' Prochaska & DiClementi


Website design by Wayne Spicer