Konfrontimi i varësisë Në Familje & Shoqëri

Ndoshta jeni duke e lexuar këtë pjesë sepse dikush qe ju e dashuroni apo që është i afërt për ju është duke luftuar me një varshmeri. Vetëm ju do ta vlerësoni dhimbjen qe ai person e ka vënë tek ju, sepse ju ndoshta i keni pare ata duke shkatërruar veten e tyre, juve, marrëdhëniet tuaja apo që të trijat.Me qene I detyruar me shikue dikend eshte gjeja me e veshtire , por çfarë tjetër mund të bëni? Ju me siguri I keni kushtëzuar , manipululuar , duke iu bertitur dhe keni perdor çdo formë tjetër të kontrollit, por a ka funkcionuar ndonjë prej tyre ? Ndoshta jo. Varësisë është një pjesë e atij personi dhe vetëm ata kanë fuqinë për ta lene të shkojë. Ata mund ta bëjnë për ju, por nëse ata nuk janë duke bërë atë për veten e tyre kjo mund të jetë një premtim I cekët. Edhe pse unë jam një i krishterë dhe nuk kam asnjë sekret – me ndershmëri e them se e vetmja gjë që vlen që ju të bëni është te luteni për individin. Gjëja tjetër që ju mund të bëni është ajo që ju keni bërë tashmë - të kërkoni ndihmë. Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe jemi vetëm një e-mail large - ne do të përpiqemi të përgjigjemi sa më shpejtë që ne mundemi-duke ndihmuar veten, ose-duke ju vënë në kontakt me dikë që mund të ndihmojë.

Çfarë vijon janë pjesëe të dëshmive nga dy gratë dhe përleshjet e tyre personale me keqpërdorimin e substancave - jo të tyre, por të dikujt tjetër. Të dy këta artikuj u paraqitën në një revistë (shih më poshtë) dhe janë përdorur me leje. Ato janë të sinqerta dhe të dhimshme. Asnjë hyrje tjeter nuk është e nevojshme.

Moira: "Ku i kam vënë ato? të gjitha gjërave nga koha në kohë iu ndrrohet vendi , por për burre e grua, prindi, ose partneri I një te varuri nga droga alkooli ndrrimi I gjërave është një dukuri e përditshme kur droga është përdorur. Ne fshehim çelësat e makinës për të parandaluar ngasjen e makinës kur je i dehur, ndeshjen e makinës , arrestimin, dëmtuar vetveten ose Zoti na ruajt, duke dëmtuar të tjerët. Ne fshehin kartat e kreditit për të parandaluar ata qe te marrin borxhe të mëdha për blerjet impulsive, blerjen e më shumë nga pasuria e tyre apo të lojërave të fatit. Ne fshehim tableta që mjeku I ka përshkruara për stresin tonë dhe paaftësia për të fjetur, për të parandaluar ata nga qasja me e lehtë për të vrarë veten për shkak se ata ndihen aq te varfër dhe fajtor për përdorimin e tyre. 'Ku I kam vënë ato? "
Ne partnerët, përpiqemi të vazhdojme me jetën tonë sikur gjërat janë normale, kur jeta qe ne jemi duke jetuar është aq larg nga normaliteti. Ne jetojmë në frikë, frika e rikthimit në të . Ne shikojmë sjelljen e tyre për shenja të folurit pa kuptim, ne I shikojmë sytë e tyre, ne kërkojmë të gjitha vendet e fshehura , ne jemi të shqetësuar, kur ata shkojnë jashtë dhe janë vonuar për ndonjë arsye. Dhe pastaj kjo ndodh.

Rikthimi dhe kaosin që pasojnë na e kthejnë botën tonë mbrapsht, dhe përshkojnë çdo aspekt të jetës sonë. Ne përpiqemi të vazhdojmë të mbajë çdo gjë të shkojë mirë ashtu siq bota pres ta sheh, por bota na sheh ashtu siq jemi. Ne dukemi njerëz që harrojme , të shpërndarë dhe të paaftë për të gjithë përreth nesh.

Kush nuk do të jetë, kur jeton me dhe dashuron dikë që në mënyrë aktive shkatërron jetën që ju të dy e keni planifikuar dhe punuar aq shumë për të?
Bota na sheh si të hutuar, shqetësuar dhe ndonjëherë edhe të paaftë. Ne madje mund të akuzohemi për përdorimin e drogës gjithashtu, për shkak se sjellja jonë në përpjekjen për të trajtuar varësinë e imiton atë të një qe përdor drogen. Ne bëhemi të izoluar nga miqtë tanë dhe të familjes, sepse kemi frikë që ata do ta përbuzin atë personin tonë te dashur dhe neve. Ata pyesin pse ne qëndrojmë. Përgjigja për këtë është e thjeshtë. Varësisë është një sëmundje. Ne nuk do t’i linim ne qoftë se ata ishin duke vuajtur nga një sëmundje mendore si skizofrenia. Ne do të lutemi që ata të marrin tabletat e tyre çdo ditë. Me varësinë, ne lutemi që të mos marrin substancat e tyre çdo ditë. "

Christine: "Unë dëshiroj qe unë te mund të kujtoj ditën kur kuptova se jeta ime ishte bërë e pakontrollueshme. Ishte një ditë kur iu desht një personi tjetër që të më bëj të kuptoj se për të më ngulfatur, burri im kishte bërë jo vetëm atë që do konsiderohej me ligj një sulm I rëndë, por jeta ime do ishte është në rrezik?

Ndoshta kjo ishte kur kam kontrolluar kilometrazhin në makinën time dhe kur zbulova se në shtatë muaj unë kam udhëtuar mbi 15.000 milje, duke vizituar spitale, duke caktuar termine , ndjekur seancat terapeutike ose thjesht duke lëvizur të gjitha sendet e tij në shtëpi. Se vetëm në makinë ndjehesha e sigurtë me muzikën që gumzhonte. Dhe kur vozitja për në shtëpi doja që rruga të vazhdonte përgjithmonë.
Ndoshta kjo ishte kur une kam pranuar se e gjitha qe unë mund të arrij në një ditë ishte qe te shpresoj të shkoj në fund të saj pa një tjetër dramë, krize apo ndodhi traumatike.

Kjo sigurisht nuk ishte koha kur unë u desht tanjoftoja policinë se burri im, i cili kishte ikur nga spitali në një gjendje shumë të pikëlluar dhe nen ndikimin e sedativit , tani ishte fshehur pas një blloku apartamentesh, duke u kënaqur në dëm të vetës, duke marrë një brisk rroje në duart e tij, dheë ato në feta si pjesë të mishit te gjallë.
As që ishte mbrëmje kur ai u kthjell dhe piu dy shishe uiski të lirë në një fushë, I preu krahët e tij dhe u kap nga policia. Duke parë atë në një A &E, ky shpirt i keq I tmerrshëm si krijesëqë më jepte komente lënduese dhe të turpshme dhe pastaj bie në gjumë në dysheme i mbuluar në gjak, baltë dhe pastaj I vjen per te vjellur. Dhe une duke menduar " ishte vetëm dy", por kjo nuk ishte vetëm dy pije apo edhe dyshe, por dy shishe.

Kjo nuk ishte kur unë duhej të merrja pushim mjeksorë nga puna, ose kur kam shkuar per te marr listen e rroges qe kam per te marre dhe kam pa sasi gjithnjë e më te vogel për të derguar ne shtëpi, apo kursimet tona të pakësuar që ishin për të ardhmen tonë.

Kjo sigurisht nuk ishte mbrëmje që ai qëndroi në fund të shkallëve, duke mbajtur një thikë në doren e tij dhe me urdhëron ti thematij për ti prerë.

Kjo nuk ishte edhe një moment I vetëm ose një kombinim i ngjarjeve gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kur i thashë se nëse edhe një herë do të na hqetesonë kjo do të ishte fundi i martesës sonë dhe brenda dy orësh ai kishte thyer një dhomë, goditi krahët e tij dhe e bëri një tjetër sulm verbal dhe fizik ndaj meje.

Nuk ishte as, ai mëngjesi në fillim të Janarit kur u zgjova dhe i thash atij se kam kërkuar një divorc. Nga momenti që unë thashë ato fjalë ndjeva një peshë të madhe që mu hoq nga supet e mia dhe një errësirë e thellë të më lëshonte... ... ... Nga momenti që kam pranuar se isha e pafuqishme mbi varësinë e tij, se unë nuk e kisha shkaktuar atë dhe nuk mund të kontrolloja apo ta kuroja atë, instikti im për vetë-ruajtjen dhe mbijetesën eci përpara . Çdo ditë unë u bera më e fortë me një lumturi të brendshme dhe kënaqësi që nuk varej nga emocionet e të tjerëve apo disponimi, por nga une . E kam kthyer 'veten time "."

Unë shpresoj se këto ju kanë inkurajuar juve dhe nëse në një moment ju do të deshironit që të ndani dëshminë tuaj personale me të tjerët ne do të jemi të lumtur që të publikojëmë atë në këtë faqe mkpër të inkurajuar të tjerët.

Zoti Ju Bekoftë


Website design by Wayne Spicer